Bulent Arinç: Jemi në tryezën e negociatave për çështjen e Qipros

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, u shpreh se për t’ju kthyer negociatave të Qipros duhet që ti jepen fund aktiviteteve të Anijes Barbaros në Mesdheun Lindor.

Bulent Arinç: Jemi në tryezën e negociatave për çështjen e Qipros

Zv/kryeministri Bulent Arinç, ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave.

Arinçit ju drejtua pyetja në lidhje me fjalët e Kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras për kërkimet sizmike të anijes Barbaros në Mesdheun Lindor.

Ai nënvizoi se gjenden në tryezën e negociatave dhe shtoi: “Jemi të vendosur që për arritjen e zgjidhjes të marrim rezultate nga tryeza e negociatave”.

Zv/kryeministri turk nënvizoi se fjalët e Tsipras në lidhje me anijen Barbaros Hayrettin Paşa kanë të bëjë me politikën e brendshme. “Për fjalët e thëna për arsye të politikës së brendshme nuk ndjejmë nevojën që të bëjmë komente ose kritika” tha Zv/kryeministri Bulent Arinç.

Dje, gjatë vizitës në Qipron e Jugut, Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, u shpreh se për t’ju kthyer negociatave të Qipros duhet që ti jepen fund aktiviteteve të Anijes Barbaros në Mesdheun Lindor.

Kjo qasje e Tsipiras ka zhgënjyer ata që prisnin një pikëpamje të ndryshme në lidhje me zgjidhjen e problemit të Qipros nga ana e qeverisë së re të Greqisë.

Në kuadër të vizitës, Tsipras u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërive civile turke të Qipros dhe greko-qipriote.

Përfaqësuesit e organizatave civile e ftuan Kryeministrin grek në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Kurse Ministri i Jashtëm i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ozdil Nami “Özdil Nami” tha se pa u ulur në tryezën e bisedimeve nuk mund të vijë paqja në Qipro.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme