Në 2014 TIKA ka trajnuar 847 policë nga 15 vende të botës

Në kuadër të projekteve ndërkombëtare për bashkëpunim dhe arsimim Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka trajnuar në vitin e kaluar 847 personel të policisë së 15 shteteve të botës duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, Maqedoni.

Në 2014 TIKA ka trajnuar 847 policë nga 15 vende të botës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim vitin e kaluar ka bërë të mundur trajnimin e rreth 847 efektivave të policisë nga 15 shtete të botës.

Me anë të projektit të përbashkët të TIKA-s dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Turqisë në kontekstin e projektit ndërkombëtar për bashkëpunim dhe arsimim deri më tani janë trajnuar personel policie nga shtetet si Shqipëria, Mali i Zi, Azerbajxhani, Bosnje e Hercegovina, Palestina, Kazakistani, Kirgizia, Maqedonia, Ishujt Maldive, Mongolia, Moldavia, Uzbekistani, Tunizia dhe Turkmenia etj.

Në kuadër të projektit në fjalë është bërë e mundur ndarja dhe koordinimi reciprok i përvojave të palëve, zhvillimi i kontekstit të luftës kundër krimit të organizuar si dhe unifikimin e termave të përdorura në polici.

Në këto trajnime janë vënë në dukje organizimi dhe koordinimi në problemet e sigurisë, përhapja e ndryshimeve dhe standardeve ndërkombëtare policore në shtetet përkatëse, trajnimi dhe koordinimi me shefat e policive të vendeve me të cilat Turqia është partnere në fushën e sigurisë si dhe vënia në dukje e risive në fushën e policisë.

Ndër trajnimet e dhëna për policitë e shteteve në fjalë mund të veçojmë luftën kundër lëndëve plasëse, luftën kundër terrorizmit, balistikën, forcat speciale, ruajtja e personave me rëndësi të veçantë, ndërhyrja në ngjarje sociale, lufta kibernetike, teknikat e hetimeve të vrasjeve, teknikat e qitjeve operacionale, trafiku, analiza mjeko-ligjore audio, teknikat e mbrojtjes, siguria e porteve si dhe kurse për ndjekjen elektronike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme