Turqia pas dy viteve gati për të qenë pjesë e BE-së

Ministri turk i Çështjeve të BE-së dhe Kryenegociatori, Volkan Bozkër, tha se Turqia do të jetë e gatshme pas 2 vjetësh për të marrë pjesë dhe për të qenë plotësisht pjesë e BE-së.

Turqia pas dy viteve gati për të qenë pjesë e BE-së

Ministri Bozkër në një vizitë zyrtare në Madrid të Spanjës ka vlerësuar pikat e arritjeve dhe zhvillimet në rendin e ditës në lidhje me procesin e anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Bozkër shprehet se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE në tetë vitet e fundit, proces në të cilin është menduar se negociatat se kanë ndaluar, në të vërtetë janë bërë shumë punë të rëndësishme. Ai thekson se: "Qëllimi ynë është që ta lartësojmë Turqinë në standardet e BE-së. Në fakt, ne mund të flasim për një Turqi që nga 28 kapituj ka mbyllur 14 prej tyre. Dhe pas dy viteve Turqia do ti ketë të mbyllura të gjithë kapitujt. Kështu, niveli i Turqisë në aspektin e Aktit Komunitar (Acquis Communautaire) do të jetë në atë të nivelit të BE-së".

Bozkër gjithashtu thekson se edhe sot gjendja ekonomike e Turqisë është më e mirë se 22 vendeve të BE-së dhe se tani Turqia është njëra nga dy vendet, e cila plotëson kriteret e Maastricht-it. Kryenegociatori Bozkër ka deklaruar se Turqia e ka befasuar BE-në në procesin e anëtarësimit, por nuk ka ndonjë gjë për t’u befasuar që Turqia do të jetë gati pas 2 vitesh për të marrë pjesë plotësisht në BE. Ai ka shtuar më tej duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk e ka luksin të mos e anëtarësojë Turqinë. Sot janë paraqitur kushte të atilla që kanë krijuar një mjedis, ku BE ka nevojë edhe më shumë se më parë për Turqinë.

Ministri i Çështjeve për BE-në ka theksuar se: "Të vërtetat e ditëve të sotme e kanë bërë të pamundur që BE-ja të jetë një klub me të vërtetë i krishterë. Në botën islame Turqia edhe pse është e rrethuar nga zjarre të ndryshme është vendi i vetëm ku zbatohet demokracia, laicizmi dhe zbatohet ekonomia e tregut të lirë, është një vend me një stabilitet politik dhe ekonomik”.

- Sulmi ndaj “Charlie Hebdo” -

Duke vlerësuar pikat e dobëta të sigurisë në Evropë pas sulmit ndaj zyrave të revistës “Charlie Hebdo” në Paris të Francës, Bozkër theksoi se në rast të bashkëpunimit Turqia do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar se pa Turqinë nuk mund të ketë një sistem të sigurisë kolektive evropiane. Sipas tij kjo është në kundërshtim me natyrën e gjërave.

- "Dalja nga euro është si dorëheqje nga mandati i deputetit"

Bozkër ka vlerësuar dhe zgjedhjet në Greqi, duke deklaruar se Athina kaloi në Euro duke përdorur avantazhin e të qënurit fëmija i përkëdhelur i Evropës. Por dalja nga ajo është si dorëheqje nga mandati i deputetit, nëse parlamenti nuk e pranon nuk mund të dalësh.

“Para qeverisë së re në Greqi ka shumë probleme serioze. Aktualisht ata nuk do të kishin dëshirë të hapnin një front të vështirë me Turqinë. Nuk pres ndonjë qëndrim negativ në politikën me Turqinë apo me Turqit e Trakisë Perëndimore. Edhe në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Qipros nuk pres ndonjë hap të ndryshëm nga ato të deritanishme”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme