Bulent Arinç i shpjegon OKB-së arritjet e demokracisë turke

Zv/kryeministri turk, Bulent Arinç, mori pjesë sot në sesionin e Pasqyrës Periodike Universale (UPR), një mekanizëm i Këshillit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC).

Bulent Arinç i shpjegon OKB-së arritjet e demokracisë turke

Zv/kryeministri turk dhe njëherësh zëdhënësi i Ankarasë zyrtare, Bulent Arinç, i cili mori pjesë në sesionin e Pasqyrës Periodike Universale (UPR), një mekanizëm i Këshillit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), ka dhënë informacione rreth zhvillimeve të fundit në fushën e arsimit në gjuhë dhe dialekte të ndryshme, të drejtave e komuniteteve pakicë, lirinë e besimit dhe ndërgjegjes në Turqi.

Duke rikujtuar se brenda pesë viteve të fundit në Turqi janë jetësuar rregullime ligjore në fushën e arsimit në gjuhë dhe dialekte të ndryshme, zëdhënësi i qeverisë turke sqaroi se përveç aplikimit të lëndëve me përzgjedhje në gjuhë të ndryshme në shkollat fillore, shumë universitete kanë hapur institute të gjuhës dhe letërsisë kurde, armene, zaza, gjeorgjiane dhe asirike.

Bulent Arinç gjithashtu vuri në pah se Radiotelevizioni Shtetëror i Turqisë, TRT, bën rregullisht transmetime në shumë gjuhë të botës, përfshi këtu kurdishten dhe arabishten.

Në kuadër të paketës së demokratizimit, vijoi zv/kryeministri turk, qytetarët mund të bëjnë propagandë politike në gjuhë dhe dialekte të ndryshme, ndërsa të pandehurve u është njohur e drejta të mbrohen në gjuhët, që dëshirojnë.

Zëdhënësi i qeverisë turke u ndal edhe mbi lirinë e shprehjes dhe atë të shtypit. “Në Turqi, personat, për të cilët aludohet se janë ‘gazetarë të arrestuar’, nuk mbahen nën arrest për shkak të ushtrimit të profesionit të gazetarisë”, theksoi ai.

Mekanizmi i Pasqyrës Periodike Universale të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut pritet të hartojë dhe miratojë sot raportin për Turqinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme