Erdoan: Arrogancë, dënimi i terrorizmit nga autoritetet izraelit

"Kjo është arrogancë e pastër të dënojnë terrorizmin ata të cilët në duart e tyre kanë gjurmët e gjakut të fëmijëve, të cilët janë vrarë ndërsa luanin në plazh”, ka thënë Presidenti Erdoan gjatë një pritjeje në pallatin e ri presidencial në Ankara.

Erdoan: Arrogancë, dënimi i terrorizmit nga autoritetet izraelit

Presidenti turk, Recep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë një paraqitjeje në pallatin e ri presidencial në Ankara, në takimin me sipërmarrësit e ri, ka thënë se është "arrogante" nga autoritetet izraelite të dënojnë sulmet e fundit në Paris pasi që ushtria izraelite vitin e kaluar ka kryer ofensivën në Rripin e Gazës, ku gjatë së cilës janë vrarë mbi 2.600 palestinezë.

"Kjo është arrogancë e pastër të dënojnë terrorizmin ata të cilët në duart e tyre kanë gjurmët e gjakut të fëmijëve, të cilët janë vrarë ndërsa luanin në plazh. Nëse autoritetet izraelite, nuk po them populli izraelit, dëgjoni me vëmendje, në Gaza dhe Palestinë vrasin 2.600 deri 2.700 persona, duke përfshirë edhe fëmijë, atëherë unë i mallkoj", ka deklaruar Erdoan.

Qeveria izraelite disa ditë më parë ka dënuar sulmet e fundit terroriste në Paris. Ai ka përmendur deklaratën e fundit, në të cilën e ka kritikuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për pjesëmarrjen në marshiminin solidarizues të mbajtur në Paris të Francës, sepse Netanjahu, thotë Erdoan, në shtëpinë e tij ushtron terrorizëm ndaj palestinezëve. "Si ka mundur Netanjahu të shkojë atje, kjo është hipokrizi. Dy muaj më parë Gazën e ka rrafshuar me tokën, ka vrarë 2.600 njerëz. Përse nuk dëgjohet zëri i këtyre njerëzve nga liderët që ishin në Francë? Ku është humaniteti në Siri, ku janë vrarë 350 mijë njerëz, përse nuk flisni për këtë", ka deklaruar presidenti turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme