Presidenti Erdogan pret në takim homologun azerbajxhanas, Aliyev

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili mbërriti sot në kryeqytetin turk për kontakte zyrtare, u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

187020
Presidenti Erdogan pret në takim homologun azerbajxhanas, Aliyev

Ankaraja po mirëpret një mysafir të rëndësishëm.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili mbërriti sot në kryeqytetin turk për kontakte zyrtare, u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Menjëherë pas ceremonisë së pritjes, të dy liderët realizuan një takim kokë më kokë.

Në fund të këtij takimi, Erdogan dhe Aliyev drejtuar së bashku mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Azerbajxhan.

Gjatë mbledhjes së në fjalë u firmosën gjithashtu një sërë marrëveshjen ndërshtetërore, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjeve të dy liderët organizuan një konferencë të përbashkët shtypi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme