Marrëdhëniet Turqi-Gjermani të rëndësishme për Ballkanin

Bashkëpunimi i mirë dhe intensiv midis Turqisë dhe Gjermanisë është e rëndësishme për ndërtimin e stabilitetit në Ballkan tha Kryeministri turk Ahmet Davutollu në fjalimin që mbajti të martën në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë.

184619
Marrëdhëniet Turqi-Gjermani të rëndësishme për Ballkanin

- Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë të rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit

Duke kujtuar se gjatë qëndrimit në Berlin ai kishte vizituar edhe xhaminë Mevlana, Davutollu ka thënë se si Kryeministër do të nisë një praktikë që të gjithë ministrat dhe zyrtarët turq gjatë udhëtimeve të ardhshme që do të bëjnë jashtë shtetit të vizitojnë në shenjë solidariteti të gjitha xhamitë, pa marrë parasysh se ato janë xhami turke, kurde, marokene apo algjeriane. Myslimanëve të këtyre vendeve duhet tu përcjellim mesazhin se ata nuk janë vetëm dhe të pambrojtur, nënvizoi shefi i qeverisë turke.

Duke e vlerësuar si të suksesshme vizitën njëditore në Gjermani, Davutollu ka thënë se me kancelaren gjermane Angela Merkel kishin rënë dakord për themelimin e Këshillit për bashkëpunimin bilateral, i cili më parë është krijuar edhe me qeverinë e Italisë, Spanjës, Rusisë, Irakut dhe Greqisë. Ai shtoi se bashkëpunimi i mirë dhe intensiv midis Turqisë dhe Gjermanisë është e rëndësishme në të gjitha aspektet, duke përfshirë ndërtimin e stabilitetit në rajone të tilla si Ballkani dhe Lindja e Mesme.

Në lidhje me kritikat që kanë ardhur nga disa rrethe për shkak të pjesëmarrjes në marshimin e Parisit së bashku me kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu, Davutollu tha se Turqia është e pranishme kudo që ka njerëzim. "Aq sa ishte e natyrshme dhe e sinqertë pjesëmarrja jonë, aq ishte e pasinqertë pjesëmarrja e kryeministrit izraelit", iu përgjigj Davutollu këtyre kritikave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme