Postimet skandaloze të Rupert Murdoch, rritet vala e reagimeve

Vijojnë reagimet ndaj postimeve skandaloze të Rupert Murdoch në rrjetin social “Twitter”, ku ai shkruante se “të gjithë myslimanët janë përgjegjës të sulmit ndaj Charlie Hebdo”.

Postimet skandaloze të Rupert Murdoch, rritet vala e reagimeve

Deklaratat e bosit të mediave janë kritikuar me një gjuhë të ashpër edhe në Turqi.

Ministri turk i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Lutfi Elvan, në një prononcim rreth postimeve të Murdoch, është shprehur me këto fjalë: “Jam i mendimit se personi, që ka bërë këtë postim në ‘Twitter’, duhet të ketë një gjendje shpirtërore të sëmurë. Besoj se ky mentalitet është po aq i rrezikshëm sa dhe ai, që ka realizuar sulmet në Francë. Islami është fe e paqes dhe vëllazërisë. I dënoj fuqishëm këta njerëz dhe sipas meje, personi në fjalë duhet të kërkojë urgjentisht falje nga e gjithë bota islame dhe nga të gjithë myslimanët.”

Ndërsa nënkryetari i Partisë AK në pushtet, Suleyman Soylu, ka theksuar se “këto lloj deklaratash janë krejtësisht të papërgjegjshme për të ardhmen e njerëzimit, pasi ato nuk kanë të bëjnë vetëm me islamin; deklarata të tilla indinjojnë të gjithë njerëzimin”.

Sakaq, reagimetndaj postimeve të 84-vjeçarit Murdoch nuk kanë ardhur vetëm rrethet politike.

Drejtori i Institutit të Mendimit Strategjik në Turqi (SDE), Birol Akgun, ka thënë se “i rëndësishëm është ndëshkimi i keqbërësve dhe kriminelëve, ndërsa identifikimi i ngjarjeve të tilla me një fe, apo fajësimi për këtë i një komuniteti të tërë, nuk përputhet aspak me konceptin dhe etikën e politikës moderne; sepse të tilla deklarata u shërbejnë strukturave të llojit të ISIS-it dhe rrezikojnë paqen botërore”.

Kurse nëndrejtori i Institutit të Mendimit Strategjik, Mehmet Sahin, pasi i cilësoi postimet e Rupert Murdoch si të papërgjegjshme, shtoi se “këto deklarata të një bosi mediatik, i cili ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, krijojnë terren të përshtatshëm për terrorin dhe prodhojnë sjellje islamofobike”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme