Turqia mbështet misionin e NATO-s në Afganistan

Parlamenti turk miratoi dërgimin e ushtarëve në misionin paqësor vendimtar në Afganistan, por edhe kalimin e paqeruajtësve të huaj për qëllime të njëjta përmes territorit turk.

Turqia mbështet misionin e NATO-s në Afganistan

Parlamenti turk ka miratuar një rezolutë që lejon qeverinë për të dërguar forca të armatosura jashtë vendit me qëllim të mbështetjes së misionit të vendosur paqeruajtës të NATO-s në Afganistan.

Rezoluta e miratuar parashikon që përmes territorit të Republikës së Turqisë të kalojnë edhe forcat e huaja të armatosura për qëllime paqësore, si dhe t'u sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme gjatë qëndrimit në Turqi.

Për detajet e zbatimit të këtyre vendimeve një rregullore më e hollësishme do të përpilohet nga qeveria turke. Misioni i ISAF në Afganistan filloi 13 vjet më parë, gjatë të cilit më shumë se 50 vende të botës ju bashkuan luftës kundër Al-Kaedës dhe lëvizjes Talibane.

Në fillim të vitit 2015, misioni i ri i NATO-s vijon me titull "Mbështetja Vendimtare".

Misioni "Mbështetja Vendimtare", do të përfshijë 13.500 trupa të huaja, kryesisht nga SHBA, e cila do u ofrojë forcave të sigurisë afgane trajnime dhe mbështetje të tjera logjistike.

Forcat e sigurisë afgane me 350.000 pjesëtarët e saj, bashkë me fillimin e vitit të ri morën përgjegjësinë për sigurinë e vendit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të jenë përgjegjëse për mbështetjen e forcave ajrore.
Në misionin ISAF në Afganistan nga viti 2001 e deri më sot në total janë vranë 3.500 trupa të huaja, nga të cilët 2.224 kanë qenë amerikanë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme