Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bota e pafuqishme për parandalimin e konflikteve

Eksodi i miliona refugjatëve, viktima të luftës në Siri dhe në Irak tregon pamundësinë e komunitetit ndërkombëtar për të penguar dhe zgjidhur konfliktet, shprehu sot me keqardhje komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres.

Bota e pafuqishme për parandalimin e konflikteve

“Një mega-krizë që ka goditur Sirinë dhe Irakun si dhe krizat e reja dhe të kaluara që nuk përfundojnë kanë krijuar zhvendosjen më të madhe të popullsisë që prej Luftës së Dytë Botërore, theksoi Guterres gjatë një takimi të përvitshëm me ambasadorët turq në Ankara.

”Më shumë se 13 milionë persona janë zhvendosur nga konfliktet në Siri dhe në Irak ndërkohë që kriza është rënduar në Sudanin e Jugut për të fituar Çadin fqinj. Situata është degraduar në Libi dhe një krizë tjetër ka nisur në Ukrainë”, shtoi ai.

“E gjithë kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar ka humbur gjerësisht kapacitetin për të penguar dhe zgjidhur konfliktet”, nënvizoi Guterres.

“Ne jetojmë në një botë ku paparashikueshmëritë dhe ndëshkueshmëritë janë bërë rregulla loje. Një botë ku nuk ekziston më një udhëheqje efikase, një botë ku konfliktet janë shtuar dhe ku krizat e kaluara mbeten të fshehura, gjë që shkakton pasoja dramatike në kuadër humanitar”, shtoi diplomati.

Zyrtari i OKB-së kishte njoftuar në muajin qershor se numri i refugjatëve të regjistruar në të gjithë planetin kishte kaluar pragun e 50 milionëve për herë të parë që prej vitit 1945.

Gjatë këtij fjalimi, Guterres përshëndeti Turqinë, që ka pritur zyrtarisht më shumë se 1,6 milionë sirianë në të gjithë territorin e saj në kuadër të politikës “porta e hapur” dekretuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme