Rriten të dhënat e inflacionit në Bursën e Stambollit

Indeksi 100 i Bursës së Stambollit është rritur në mbi 86.000 pikë menjëherë pas publikimit të inflacionit për vitin 2014, shifra këto që mbetën nën parashikimet vjetore.

Rriten të dhënat e inflacionit në Bursën e Stambollit

Edhe pse e nisi ditën me një grafik horizontal si pasojë e efektit të rritjes së kërkesës për dollarë në tregjet globale, Indeksi 100 i Bursës së Stambollit u gjallërua me kah vertikal falë shtysës së fituar nga rënia e inflacionit të muajit dhjetor në 8,17 për qind, nga 9,15 për qind që ishte paraparë.

Analistët parashikojnë se, në varësi të të dhënave, që do të publikohen pasdite në eurozonë, Indeksi 100 i Bursës së Stambollit do t’i afrohet nivelit të pozitës së rezistencës, që është 86.700 pikë; ndërsa në rast të rënieve të mundshme niveli i tij ka gjasa të bjerë deri në kuotën e stimulit, që është rreth 84.500 – 85.000 pikë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme