Gjysmëhëna e Kuqe turke dërgon ndihma për turkmenët e Irakut

Ndihmat e dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe turke me rastin e Natës së Mevludit kanë mjaftuar për t’u rikthyer sadopak buzëqeshjen turkmenëve, që janë strehuar në kampin Bahirka.

Gjysmëhëna e Kuqe turke dërgon ndihma për turkmenët e Irakut

Turkmenët e Irakut po kalojnë ditë të vështira në përpjekje për të mbijetuar në kushte të mjeruara për shkak të terrorit të ISIS-it.

Sakaq, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë vazhdon të mjekojë plagët dhe plotësojë nevojat themelore të turkmenëve, të cilët formojnë komunitetin më të prekur nga barbaria e kësaj organizate terroriste në Irak.

Ndihmat e dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe turke me rastin e Natës së Mevludit kanë mjaftuar për t’u rikthyer sadopak buzëqeshjen turkmenëve, që janë strehuar në kampin Bahirka.

Kontingjenti i fundit i ndihmave në fjalë përbëhej nga ushqime dhe materiale për ngrohje.

Në gjashtëmujorin e fundit të vitit 2014, në Irak janë dërguar 90 mauna me ndihma, që konsistojnë në pako të mbushura me bollgur, miell, biskota, lëng frutash, jorganë dhe rroba.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme