Reporteri i agjencisë turke plagoset në Halep

Mustafa Sultan, reporteri i agjencisë turke të lajmeve AA është plagosur ndërsa ishte duke ndjekur luftimet në krahinën e quajtur Burejxh në veri të qytetit Halep në Siri.

Reporteri i agjencisë turke plagoset në Halep

Reporter i agjencisë AA, Mustafa Sultan, i cili prej një kohe të gjatë gjendej me detyre në Halep për të ndjekur zhvillimet në terren, përleshjet ndërmjet Frontit Islamik dhe forcave të Esadit, u plagos në krahë dhe në bel si pasojë e zjarrit të forcave të regjimit.

Sulltan u godit nga një shrapnel (predhe artilerie) ndërkohë që ishte duke xhiruar me kamerën e tij, pastaj u rrëzua në tokë dhe nga zona e luftimeve arriti të dalë me ndihmën e opozitarëve, të cilët i dhanë edhe ndihmën e parë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se gjendja shëndetësore e reporterit është e mirë dhe se pjesët e shrapnelit që i kanë mbetur në trup do të nxirren me operacion në spital.

Njësi luftarake të varura nga Fronti Opozitar Islamik për rreth 3 muaj vazhdojnë të mbajnë nën kontroll disa pika të rëndësishme të zonës Burejxh, që ndodhet në veri të Halepit dhe ndaj të cilës ushtria siriane vazhdon sulmet me armë të rënda.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme