Një anije tregtare me flamur turk mbytet në veri të Adriatikut

Një anije tregtare që mbante flamurin turk u mbyt sot në veri të Adriatiku, pranë portit italian të Ravenës, pas një përplasje me një anije tjetër.

Një anije tregtare me flamur turk mbytet në veri të Adriatikut

Anijet e rojës detare kishin shkruar menjëherë në zonë dhe sipas informacioneve, një pjesë e anëtarëve të ekipit të anijes së aksidentuar janë shpallur të zhdukur.

Kryeministri Matteo Renzi konfirmoi në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter” se kishte pasur një aksident në brigjet e Ranevës, ku ishte përfshirë një anije turke dhe njoftoi se qeveria do të japë shumë shpejt një informacion më të detajuar mbi situatën.

Njoftohet se kushtet e motit në zonë janë të këqija, por nuk ka ende një informacion të saktë mbi gjendjen e ekuipazhit prej 11 vetë të anijes.

Ky aksident ndodhi në një moment që Italia po merr pjesë në një operacion të gjerë shpëtimi për të ndihmuar qindra pasagjerët e tragetit që është pre e një zjarri në kanalin e Otrantos mes Greqisë dhe Italisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme