Davutollu: Të gjithë shtetasit gëzojnë drejtësi të barabartë

“Të gjithë ata që ndajnë historinë e përbashkët të këtyre tokave gëzojnë të drejtësi të barabartë në lidhje me qytetarinë”, ka thënë sot Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu.

Davutollu: Të gjithë shtetasit gëzojnë drejtësi të barabartë

Në Hataj, Kryeministri Ahmet Davutollu pati një mëngjes pune me Përfaqësues të Dhomave dhe Shoqatave të kësaj province.

Në fjalën që mbajti këtu Davutollu tha se nuk do të lejojnë që të ketë diskriminim ndërmjet asnjë individi të 77 milionëve që ka vendi.

“Gjithësecili si qytetar me të drejta të barabarta të Shtetit të Republikës së Turqisë i gëzon në të njëjtën mënyrë të drejtat që vijnë nga konventa universale e të drejtave të njeriut dhe nga të drejtat e ndershme që vijnë nga identiteti i Republikës së Turqisë”, cilësoi Davutollu, duke shtuar se klima vëllazërore që ka Hataji duhet të jetë një shembull për të gjithë Lindjen e Mesme.

Gjatë ditës Davutollu mori pjesë edhe në Kongresin Vendor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Në fjalën që mbajti këtu Davutollu vuri theksin në ndjenjat vëllazërore dhe vullnetin kombëtar.

Kryeministri Davutollu para se të udhëtonte për në Hatay, për të marrë pjesë në Kongresin Lokal të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në aeroportin e Konya-s iu drejtua gazetarëve dhe me këtë rast tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin turk të Punëve të Brendshme Efkan Ala, ndërsa shtoi se autoritetet do të ndërmarrin të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për të siguruar rendin publik dhe sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e vendit, veçanërisht në zonat kufitare.

"Plotësisht jemi të vendosur në luftën tonë kundër atyre që përpiqen të sjellin në Cizre vorbull zjarri nga Siria dhe Iraku. Sa herë që shënohen hapa pozitiv në “procesin e zgjidhjes”, vjen një provokim", tha Kryeministri turk, duke shtuar se provokime të tilla sigurisht nuk mund të parandalojnë hapat që hidhen në kuadër të këtij procesi.

Duke vënë në dukje kompleksitetin e procesit, Davutollu tha se banorët në lindje dhe juglindje të vendit kanë nevojë për paqe dhe zhvillimi ekonomik, gjë të cilën qeveria e Republikës së Turqisë është duke e bërë me vrull.

Duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe mos-inkuadrim në asnjë konflikt, Davutollu tha se forcat e sigurisë janë të afta dhe se tashmë janë marrë masat e nevojshme, dhe e tërë çështja do të hetohet dhe zbardhet.

Duke kujtuar se dje në Konya u takua me udhëheqësin e Hamasit Halid Meshal, i cili më herët, të premten u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdoan, Davutollu tha se Turqia mbështet vullnetin e popullit palestinez.

"Biseduam disa çështje shumë të rëndësishme, përfshirë edhe situatën në Jerusalem dhe kompleksin Al-Aksa . Palestinezët pavarësisht pikëpamjeve politike kanë një qëndrim të unifikuar, në bazë të kësaj edhe ne e mbështesim fuqishëm vullnetin e tyre. Ky nuk është vetëm qëndrimi i qeverisë turke, por i të gjithë shtetit", tha Davutollu.

Kryeministri turk Davutollu tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e zgjidhjes së problemeve në Palestinë, si dhe forcimin e unitetit kombëtar të palestinezëve dhe rindërtimin e shkatërrimeve në Rripin e Gazës.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme