Erdoan: Nuk jemi "delja e zezë" e BE-së

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin e tij mbajtur në një simpozium në Ankara foli për ngjarjet e fundit në Turqi me theks të veçantë në arrestimin e personave të përcaktuar lidhur me "shtetin paralel".

Erdoan: Nuk jemi "delja e zezë" e BE-së

Në dhjetor 2013 kanë rrjedhur informacione se janë përgjuar bijtë e tre ish-ministrave dhe disa personaliteteve të njohura. Qeveria e ka dënuar këtë akt duke e përshkruar atë si një "intrigë e ndyrë të shtetit paralel". "Shteti paralel" shfaqet së bashku me një grup zyrtarësh të punësuar në institucionet shtetërore, gjykatë dhe polici. Që atëherë janë arrestuar qindra punonjës të policisë, të cilët, ndër të tjera, ka lidhje me përgjimin e zyrtarëve të lartë, deshifrimin e informacioneve konfidenciale, cënimin të privatësisë së njerëzve dhe falsifikimin e dokumenteve.

Policia e Turqisë javën e kaluar kishte kryer një operacion kundër "shtetit paralel", ndaj një grupi i burokratësh, të cilët punojnë në institucione shtetërore, gjykatë dhe media. BE-ja pas këtij zhvillimi bëri kritika të ashpra ndaj Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme