Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gjykata Penale e Stambollit, urdhërarrest për Fethullah Gulen

Gjykata Penale e Stambollit ka pranuar të premten kërkesën për urdhërarrestin e të dyshuarit Fethullah Gulen, i cili po hetohet në kuadër të çështjes “struktura paralele” me qendër në Stamboll, bën të ditur agjencia e lajmeve Anadolli (AA).

Gjykata Penale e Stambollit, urdhërarrest për Fethullah Gulen

Kjo gjykatë, pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë Kryesore të Stambollit, e cila po ndjek hetimin e koduar “struktura paralele”, ka vendosur për nxjerrjen e urdhërarrestin ndaj të dyshuarit Fethullah Gulen.

“Gulen, i dyshuar si lideri i organizatës kriminale publikisht të njohur si lëvizja shërbimi, e cila vlerësohet se ka ngritur struktura të jashtëligjshme në fushat e medias, ekonomisë dhe burokracisë; nuk është kthyer më në vend që pasi është larguar jashtë shtetit në vitin 1998”, theksohet në kërkesën e Prokurorisë Kryesore e Stambollit për arrestimin e të dyshuarit Fethullah Gulen, në kuadër të hetimit në fjalë.

Fletëkërkesa e Prokurorisë Kryesore të Stambollit sqaron gjithashtu se “në kuadër të hetimit, janë grumbulluar fakte konkrete të mjaftueshme për të provuar aktivitetin kriminal të Gulenit, i cili jeton ende në SHBA” dhe se “kontaktimi me të ka qenë i pamundur për shkak të qëndrimit të tij të gjatë jashtë shtetit”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme