Ministri turk i Shëndetësisë nderohet me çmim nga Ambasada rumune

Ambasada e Rumanisë në Ankara ka nderuar ministrin turk të Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, me “Çmimin e Suksesit të Lartë”.

Ministri turk i Shëndetësisë nderohet me çmim nga Ambasada rumune

Rumania feston me ceremoni të ndryshme 25-vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist.

Në këtë kuadër, një pritje u organizua edhe në Ambasadën e Rumanisë në Turqi.

Ministri turk i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, i cili më parë ka qenë edhe kryetari i Grupit të Miqësisë Rumani-Turqi në Parlamentin turk, u nderua me “Çmimin e Suksesit të Lartë”.

Muezzinoglu e mori këtë çmim për kontributin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Pasi shprehu kënaqësinë e tij për këtë çmim, ministri turk i Shëndetësisë tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë zhvilluar dhe kanë përparuar shumë.

Ndërsa ambasadori i Rumanisë në Ankara, Radu Onofrei, vuri në pah se dëshirojnë që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të zhvillohen në çdo fushë dhe se mbështesin anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Mbrëmja vazhdoi me një koncert të fëmijëve të trupit diplomatik rumun me mision në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme