Presidenti Erdogan dënon fuqishëm sulmin terrorist në Pakistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dënoi fuqishëm sulmin terrorist që shkaktoi vdekjen e shumë nxënësve në Pakistan.

152419
Presidenti Erdogan dënon fuqishëm sulmin terrorist në Pakistan

Pas ngjarjes së rëndë në këtë vend, Presidenti Erdogan i telefonoi homologut pakistanez, Mamnoon Hussain dhe Kryeministrit Nawaz Sharif, të cilëve u përcolli hidhërimin e tij personal dhe të popullit turk për sulmin terrorist.

Lideri turk dënoi sulmin tradhtar ndaj vatrës së diturisë, duke u shprehur se populli në Pakistan do ta përballojë ngjarjen dhe nuk do të lejojë, që ky akt barbar të arrijë qëllimin e terroristëve të pabesë.

“U shprehim ngushëllimet vëllezërve tanë pakistanezë për humbjet në këtë akt, që nuk përkon me asnjë vlerë njerëzore dhe morale. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe urojmë që të plagosurit të shërohen sa më shpejt. Turqia, ashtu si dhe në të shkuarën, është pranë Pakistanit vëlla në këto ditë të vështira. Turqia do të përpiqet që të kurojë plagët dhe të mos tronditet uniteti. Dhimbja e Pakistanit vëlla është dhimbja jonë, hidhërimi i tyre është hidhërimi ynë”, ka thënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme