Turqia në zi për shkak të tragjedisë në Pakistan

Në Turqi është shpallur një ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me popullin e Pakistanit, për shkak të sulmit të djeshëm të talebanëve në Peshaver.

Turqia në zi për shkak të tragjedisë në Pakistan

Në shenjë solidariteti me popullin e Pakistanit për shkak të sulmit të djeshëm talebanëve në Peshaver, në Turqi është shpallur një ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysmështizë.

Pas sulmit të djeshëm në shkollën ushtarake në Peshavar, ku humbën jetën të paktën 145 persona, ndërsa 121 të tjerë janë plagosur, Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutollu ka deklaruar se ndjen dhimbjen e popullit pakistanez duke shprehur gatishmërinë e vendit tij për të mbështetur autoritetet dhe popullin pakistanez.

"Dënojmë fuqishëm këtë sulm barbar. Turqia do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme dhe ne do të vazhdojë të solidarizohemi me Pakistanin. Ne ftojmë të gjithë në solidaritet, në mënyrë që një tragjedi e ngjashme kurrë dhe askund të mos ndodhë përsëri", ka thënë Davutollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme