MPJ turke hedh poshtë lajmet për "Mavi Marmara"

Ministria e jashtme turke ka përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë në media në lidhje me procesin juridik që vazhdon për gjyqin “Mavi Marmara”.

MPJ turke hedh poshtë lajmet për "Mavi Marmara"

“Procesi juridik është ndjekur me transparencë”, thuhet në komunikatën sqaruese të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Komunikata sqaron publikun mbi kërkesën që i është bërë Prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare Penale pas sulmit në anijen e ngarkuar me ndihma humanitare “Mavi Marmara”.

“Procesi juridik është ndjekur në transparencë të plotë. Në këtë kuadër Panelit të OKB-së për hetimin e ngjarjes i është dorëzuar raporti kombëtar, i cili përmban të gjitha informacionet, dokumentet dhe provat e disponuara nga ana jonë”, vijon komunikata.

Turqia nuk disponon ndonjë informacion apo dokument tjetër përveç atyre që ka paraqitur nëpërmjet raportit të saj kombëtar, bën të ditur për opinionin publik Ministria e Punëve të Jashtme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme