Kryeministri italian, Renzi, sot për vizitë në Turqi

Kryeministri italian, Matteo Renzi, fillon sot në Turqi një vizitë zyrtare dyditore në përgjigje të ftesës së homologut turk, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri italian, Renzi, sot për vizitë në Turqi

Në kuadër të kësaj vizite, Renzi do të takohet fillimisht me Kryeministrin Davutoglu dhe më pas do të pritet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Krahas marrëdhënieve bilaterale me Italinë, vend ky që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, në takime parashikohet që të merren në shqyrtim çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë mbi negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe situatën në Siri e Irak.

Pas kontakteve zyrtare, që do të zhvillohen sot në Ankara, Davutoglu dhe Renzi do të marrin pjesë edhe në Forumin e Biznesit Turqi-Itali, që do të organizohet të premten në Stamboll, ku do t’u drejtohen me nga një fjalim biznesmenëve turq dhe italianë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme