Kryetari i KMSH-së në Ankara për xhaminë e Namazgjasë

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) i shoqëruar nga nënkryetari Ali Zaimi dhe Drejtori i Vakf-Investimeve Uran Kalej ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Ankara.

Kryetari i KMSH-së në Ankara për xhaminë e Namazgjasë

Kreu i KMSH i shoqëruar nga nënkryetari Ali Zaimi dhe Drejtori i Vakf-Investimeve Uran Kalej në vizitën e tij në kryeqytetin e Turqisë është takuar me Kryetarin e Çështjeve Fetare Turke Mehmet Gormez si dhe Kryetarin e Fondacionit të këtij institucioni Vakfit të Maz’har Bilgin.

Në vizitën e tyre në Ankara delegacioni i KMSH i shoqëruar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj kanë njohur Kryetarin e Çështjeve Fetare Turke Mehmet Gormez për zhvillimet e fundit në lidhje me ndërtimin e Xhamisë e Namazgjasë së Tiranës.

Gjatë takimit me Kryetarin e Çështjeve Fetare Turke Mehmet Gormez, menjëherë pas zbardhjes së plotë të lejes së Kompleksit të Namazgjasë, është rënë dakord që të plotësohen të gjithë elementet teknikë për fillimin e punimeve për projektin e Namazgjasë.

Siç dihet Fondacioni i Çështjeve Fetare Turke “Diyanet Vakfı” është investitori kryesor i Xhamisë së Namazgjasë së Tiranës.

Pas heqjes së pengesave për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë së Tiranës pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

Myslimanët e Shqipërisë të cilët përbëjnë edhe shumicën e popullsisë prej kohësh kërkojnë ndërtimin e një xhamie që të përmbushë nevojat e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme