Davutollu: ISIS kërcënim për të gjithë

“Organizata terroriste ISIS është kërcënim për besimet fetare, kërcënim për Turqinë dhe kërcënim për bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutollu, pas takimit me homologun britanik David Cameron në Ankara.

Davutollu: ISIS kërcënim për të gjithë

Pas takimit me dyer të mbyllura homologët kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp.

Davutollu theksoi se Turqia dhe Britania e Madhe janë aleatë dhe se me këtë rast biseduan për bashkëpunimin bilateral, me të cilin janë të kënaqur.

Tregtia mes dy vendeve mund të arrijë deri 15 miliard, dhe siç tha Davutollu, është planifikuar rritja në vlerë deri 19 miliard dollarë.

Dy kryeministrat biseduan edhe për çështjet rajonale duke përfshirë edhe krizën në Siri dhe Irak.

“Pjesa më e madhe e takimit kaloi në diskutime rreth asaj se si situata në Siri dhe Irak pati ndikim në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Turqia ka ngritur zërin e saj kundër qeverisë siriane dhe ne morëm qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për terrorizëm. Këto dy gjëra nuk janë alternativa për njëra-tjetrën. Të kundërshtojmë terrorizmin ndërkombëtar nuk do të thotë të mbështesim regjimin i cili vrau 300.000 qytetarë të tij", tha Davutollu

Ai përkujtoi se në Turqi ndodhen afër dy milionë refugjatë sirianë, me fjalët se është e nevojshme të rritet vetëdija në nivelin ndërkombëtar për refugjatët sirianë, në mënyrë që Turqisë t'i lehtësohet kjo ngarkesë.

Ndërsa për sa i përket Irakut Davutollu tha se duhet të realizohet bashkëpunim ndërkombëtar, i cili me vete do të sjellë një strategji gjithëpërfshirëse.

“Kur flasim për ISIS-in, duhet të bashkëpunojmë të gjithë. Tashmë ekziston një bashkëpunim serioz i cili përfshin bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet agjencive të inteligjencës së Turqisë dhe Britanisë së Madhe. Kur është fjala për luftën kundër terrorizmit, duhet të luftojmë kundër të gjitha organizatave terroriste të cilat kërcënojnë vendet tona dhe jo vetëm kundër ISIS-it”, ka deklaruar kryeministri turk.

- Cameron mbështetje Turqisë në integrime euroatlantike

Në anën tjetër kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Turqi, gjatë prononcimit për media u shpreh se Turqia dhe Britania e Madhe kanë krijuar pozitën e përbashkët për luftën kundër militantëve të organizatës ISIS.

Duke theksuar se Britania e Madhe dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, Cameron shprehu shpresën se lidhjet në mes të këtyre dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen në të ardhmen.

Cameron theksoi se siguria kombëtare është çështja e rëndësisë së madhe, siç është siguria ekonomike. Ai tha se duhet të bashkohen forcat kundër armikut të përbashkët.

Duke folur për shtetasit e huaj të cilët shkojnë të luftojnë në Siri dhe Irak, Cameron theksoi se në Britani të Madhe janë duke u përgatitur ligjet të cilët parashikojnë marrjen e pashaportave të personave të cilët zgjedhin këtë rrugë.

I pyetur për integrimin europian të Turqisë, Cameron tha se plotësisht e mbështet hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme