Presidentja Grybauskaite nis kontaktet zyrtare në Ankara

Kryetarja e Shtetit të Lituanisë, Dalia Grybauskaite, mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Ankara. Grybauskaite u prit nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Presidencial.

Presidentja Grybauskaite nis kontaktet zyrtare në Ankara

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, Erdogan dhe Grybauskaite kaluan në një takim kokë më kokë, që do të pasohet nga ai ndërmjet delegacioneve dhe ceremonia e nënshkrimit të disa marrëveshjeve ndërshtetërore.

Në vijim, Presidenti turk dhe homologia e tij lituane do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Presidenti Erdogan do të shtrojë gjithashtu një darkë për nder të Presidentes Grybauskaite.

Kryetarja e Shtetit të Lituanisë, Dalia Grybauskaite, e cila vizitoi të dielën Kapadokian, një nga zonat turistike më të rëndësishme të Turqisë, theksoi se Kapadokia është një vend shumë i veçantë, që mbart njëherësh bukuri historike dhe natyrore; duke shprehur në këtë mënyrë mbresa të jashtëzakonshme nga kjo shëtitje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme