Gjeniu sirian i pianos merr shtetësinë turke

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka nënshkruar dekretin për dhënien e nënshtetësisë turke pianistit 16-vjeçar me origjinë siriane, Tambi Esad.

Gjeniu sirian i pianos merr shtetësinë turke

Sipas informacioneve që përcjellin burime të presidencës Erdoan dekretin që i jep nënshtetësinë turke pianistit të ri, që është arratisur nga kaosi në Siri dhe është strehuar në Turqi, e ka nënshkruar të hënën në mbrëmje.

Presidenti Erdoan pas nënshkrimit të dekretit i telefoni Tambi Esadit, të cilin specialistët e fushës e cilësojnë si një “gjeni të pianos”, dhe ia dha vet lajmin e mirë për nënshtetësinë të riut sirian.

Njoftohet se Tambi Esad ka mundësi të marrë pjesë në emër të Turqisë në konkursin ndërkombëtar të muzikës që do të organizohet në Rusi ne datat 10-14 dhjetor 2014.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme