Davutollu-Papulias: Duhet të vazhdojmë fqinjësinë e mirë

Davutollu tha se “mund të ndryshojë gjithçka, por vendndodhja gjeografike nuk mund të ndryshojë”.

Davutollu-Papulias: Duhet të vazhdojmë fqinjësinë e mirë

Përshëndes mbledhjen e tretë të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi dhe këto takime ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve të të dy vendeve, theksoi presidenti i Republikës Greke, Karolos Papulias duke pritur në Pallatin Presidencial Kryeministrin turk, Ahmet Davutollu.

Papulias theksoi gjithashtu nevojën e “forcimit të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare që duhet të karakterizojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Jemi fqinj dhe do të mbetemi fqinj, dhe prandaj do të duhet të jemi fqinj të mirë”, u shpreh Papulias.

Davutollu iu përgjigj Presidentit të Republikës greke se kishte plotësisht të drejtë, se “mund të ndryshojë gjithçka, por vendndodhja gjeografike nuk mund të ndryshojë”.

”Dhe, falë zotit, që jemi fqinj, pasi ekzistojnë pak shembuj fqinjësh me karakteristika të përbashkëta kulturore dhe marrëdhënie të mira. Ju kisha ftuar në Turqi si Ministër i Jashtëm dhe tani, si Kryeministër ju ftoj përsëri të vizitoni Turqinë”, deklaroi Kryeministri turk, Ahmet Davutollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme