Davutollu: 2015 do të jetë viti i aksionit në G20

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu, publikoi një mesazh me rastin e marrjes zyrtarisht të kryesisë së G-20, ku nënvizoi se objektivi i presidencës turke është përparimi në punimet në vazhdim të G-20.

Davutollu: 2015 do të jetë viti i aksionit në G20

Mesazhi i Kryeministrit Ahmet Davutoğlu u publikua në faqen zyrtare të G20.

Kryeministri turk tha se zgjidhja e vështirësive dhe përballja me sfidat qëndron në veprimet globale dhe lartësimi i G2-s0 këto vitet e fundit është një tregues i qartë i këtij botëkuptimi.

Ai tha se ekonomitë më të mëdha të botës, gjatë stanjacionit të madh të viteve 2008-2009, zhvilluan një qasje me më shumë unitet, përshtatje dhe ndikim ndaj sfidave.

“Tani është koha për të kaluar në veprim” tha Davutollu dhe shtoi se 2015-ta është viti i aksionit. “Me anë të strategjive konkrete dhe ambicioze investuese do të bëjmë punime që do të mbyllin vakumet e investimit tek vendet anëtare. Objektiva është përparimi në punimet në vazhdim të G-20.”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme