Takim i Papa Françeskut me Kreun e Dijanetit Mehmet Gormez

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku pas takimit me Gormez mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp.

Takim i Papa Françeskut me Kreun e Dijanetit Mehmet Gormez

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, gjatë takimit të tij me Papa Françeskun ka deklaruar se "të gjithë së bashku duhet të kundërshtojmë ata që duan të fshihen nën petkun e luftës fetare dhe që e përdorin si konflikt për pushtet dhe interesa. Nuk duhet të lejojmë kurrë që feja dhe institucionet fetare të përdoren si vegël e politikës së pisët".

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku pas takimit me Gormez mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp. Gormez është shprehur se: "Kjo gjeografi e lashtë, ishte atdheu i sigurt për të gjithë njerëzit pa dallim besimi, feje dhe kombi", duke vazhduar më tej se këtu ndërgjegjja e njerëzimit, trashëgimia e lashtë, akumulimi i ligjit, drejtësisë dhe qytetërimi është mbrojtur gjithmonë.

Gormez gjithashtu ka theksuar se përfaqësuesit e një feje të cilët i konsiderojnë të pa-prekshme aq sa xhamitë kishat dhe sinagoget, asnjëherë nuk do të tolerojnë pushtimet, dhunën, vetëdijen e plagosur e cila zhvillohet nën hijen e të zhvendosurve, qëndrimet negative të ekspozuara ndaj njerëzve të besimeve të ndryshme dhe dhunimet e tempujve me sjelljet e tyre.

Gormez ka kërkuar që të gjithë së bashku ti kundërshtojnë ata që duan të fshihen nën petkun e luftës fetare dhe që e përdorin si konflikt për pushtet dhe interesa. “Nuk duhet të lejojmë kurrë që feja dhe institucionet fetare të përdoren si vegël e politikës së pisët”.

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez përfundoi fjalën e tij duke u shprehur: “Pra sot, le të mendojmë si njerëz dhe të mendojmë njerëzimin. Të distancohemi nga "Unë", "Ti" dhe të shikojmë se çfarë mund të bëjmë për të ardhmen tonë. Të ndërtojmë të ardhmen tonë duke dashur ‘krijesat si të krijuar nga fuqia hyjnore’, duke kundërshtuar çdo dhunë dhe gjithmonë duke e mbajtur suprem dinjitetin njerëzor. Ti lutemi krijuesit tonë që të na lehtësojë shqetësimet tona dhe të realizojë shpresat tona, të na udhëzojë nga errësira drejt dritës të na ndihmojë dhe mos të na braktisë".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme