Papa Francesku në Turqi - Mauzoleu i Ataturkut, stacioni i parë

Lideri shpirtëror i botës katolike dhe njëherësh Presidenti i Vatikanit, Papa Francesku, nisi sot vizitën e tij treditore në Turqi.

Papa Francesku në Turqi - Mauzoleu i Ataturkut, stacioni i parë

Stacioni parë i Papës ishte kryeqyteti turk.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e priti Papa Franceskun me ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial.

Gjatë udhëtimit të tij drejt Turqisë, Papa bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët e pranishëm në avion.

Turqia është një vend, që u ka hapur gjirin shumë refugjatëve në kufirin e saj. Me shërbimet tuaja, ju i përcillni botës të gjitha aktivitetet fetare dhe humanitare. Ju faleminderit”, tha Ati i Shenjtë.

Në orën 12.50 (sipas orës turke), Papa zbriti në Aeroportin “Esenboga” të kryeqytetit turk.

Në Ankara, ai vizitoi fillimisht Mauzoleun e Ataturkut, Anitkabir. Papa vendosi kurorë me lule dhe nënshkroi Librin e Kujtimeve në varrin monumental të themeluesit të Turqisë moderne.

“Uroj që Turqia, e cila është një urë natyrale ndërmjet dy kontinenteve, të mos jetë vetëm një rrugëkryq, por një pikë, ku bashkëjetojnë në dialog burrat e gratë nga kultura, raca dhe besime të ndryshme”, shënoi lideri shpirtëror i katolikëve në Librin e Kujtimeve në Mauzoleun e Ataturkut.

Më pas, Ati i Shenjtë vizitoi Muzeun Anitkabir, që ndodhet në kompleksin e varrit monumental të Mustafa Qemal Ataturkut.

Në vijim, Papa Francesku u prit nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial “Ak Saray”.

Portat e Presidencës turke u hapën për herë të parë për një mysafir zyrtar. Papa Francesku u prit me protokoll të tipit “A”.

Menjëherë pas ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy liderët kaluan në bisedime kokë më kokë.

Në përfundim të takimit me Presidentin Erdogan, Papa Francesku do të ketë një takim të veçantë me Kryeministrin Ahmet Davutoglu.

Sakaq, lideri shpirtëror i katolikëve do të takohet edhe me kreun e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez.

Mesazhi kryesore i vizitës së Atit të Shenjtë pritet të jetë dialogu ndërfetar.

Pas kontakteve në Ankara, Papa Francesku do të udhëtojë drejt Stambollit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme