MPJ turke prononcohet në lidhje me vrasjen e tifozit serb

Marko Ivkoviç, tifozi i Crvena Zvezda-s u qëllua për vdekje para palestrës, Abdi Ipekci në Stamboll.

MPJ turke prononcohet në lidhje me vrasjen e tifozit serb

Turqia dhe Serbia do të vazhdojnë të kenë bashkëpunim të fortë bilateral, pavarësisht vrasjes së tifozit serb e cila ndodhi në Stamboll, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanzhu Bilgiç (Tanju Bilgiç).

Marko Ivkoviç, tifozi i Crvena Zvezda-s u qëllua për vdekje para palestrës, Abdi Ipekci në Stamboll, më 21 nëntor pak para fillimit të ndeshjes basketbollistike ndërmjet Galatasaray-it dhe Crvena Zvezda-s.

Në prononcimin e tij para gazetarëve në Ankara, Bilgiç deklaroi se "marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë kanë bazën e fortë në të cilën ngjarjet të tilla nuk mund të ndikojnë".

Bilgiç me këtë rast i shprehu ngushëllime familjes së tifozit të ndjerë në emër të Turqisë në gjuhën serbe. Ai po ashtu u bëri thirrje tifozëve që t'i tejkalojnë mosmarrëveshjet.

Forcat e policisë së Turqisë arrestuan edhe dy persona për të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e tifozit nga Zemuni. Të martën po ashtu janë arrestuar pesë persona për dyshime se kanë lidhje me rastin në fjalë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme