Rifillojnë mbledhjet e përbashkëta qeveritare Turqi-Irak

Kryeministri Ahmet Davutollu tha se mbledhja e përbashkët mes qeverive turke e irakiane do të mbahet në Turqi, në datat 24-25 dhjetor 2014.

Rifillojnë mbledhjet e përbashkëta qeveritare Turqi-Irak

Në fjalën që mbajti dje në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë Davutollu tha se së shpejti do të rifillojnë mbledhjet e përbashkëta qeveritare të nivelit të lartë, të cilat me Irakun për herë të parë janë mbajtur në vitin 2009.

“Iraku është edhe miku, edhe vëllai ynë. Ndoshta dikujt do ti vijë keq, por mbledhjen e përbashkët të qeverive ndërmjet Turqisë dhe Irakut do ta realizojmë në datat 24-25 dhjetor në Turqi”, cilësoi shefi i qeverisë së Ankarasë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme