Bozkir: Synimi i anëtarësimit në BE vijon për standardet e Unioni

Kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin, Volkan Bozkir, ka deklaruar se Turqia i vijon negociatat e anëtarësimit për të arritur standardet e BE-së.

Bozkir: Synimi i anëtarësimit në BE vijon për standardet e Unioni

Ministri turk për Çështjet Evropiane, njëkohësisht kryenegociator i vendit për në Bashkimin Evropian, Volkan Bozkir, ka deklaruar se “arsyeja që Bashkimi Evropian vazhdon negociatat buron kryesisht nga nevoja e Unionit për Turqinë”.

Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve në Komisionin Parlamentar të Plan-Buxhetit, ministri Bozkir ka theksuar se Turqia i vijon negociatat e anëtarësimit për të arritur standardet e BE-së.

Pasi tërhoqi vëmendjen se Turqia nuk dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për të arritur mirëqenien, apo për të pasur akses në mundësitë financiare të Unionit, Volkan Bozkir u shpreh me këto fjalë: “Turqia e mban këtë synim në plan të parë për të arritur vlerat, zgjidhjet për nevojat e përditshme të qytetarëve, demokracinë dhe ato standarde, që respektojnë ligjin në të drejtat e njeriut, në çdo fushë të kapitujve në shtet, në mjedis dhe në sigurinë ushqimore.”

Duke u ndalur gjithashtu mbi interesat e Bashkimit Evropian në lidhje me anëtarësimin e Turqisë, kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin shtoi se “interesat e BE-së rrjedhin nga 4 çështje: Unioni ka nevojë për ekonomi dhe tregje të fuqishme; ka nevojë për popullsi të re në moshë dhe për fuqi punëtore; ka nevojë të domosdoshme për një forcë ushtarake të fuqishme dhe për të siguruar linjat energjetike; asnjë vend tjetër përveç Turqisë nuk mund t’i garantojë këto 4 çështje”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme