Turqia synon të ndërtojë një urë në Ngushticën e Dardaneleve

Turqia synon të ndërtojë një urë, që lidh dy brigjet e Ngushticës së Dardaneleve (Çanakala) për të reduktuar trafikun rrugor, që mbyt Stambollin.

Turqia synon të ndërtojë një urë në Ngushticën e Dardaneleve

“Ne shpresojmë të ndërtojmë një urë të re mbi Ngushticën e Dardaneleve. Ne do të transformojmë të gjithë rajonin në Detin Marmara në një periferi, që do të lehtësojë Stambollin për një pjesë të mirë të qarkullimit të tij rrugor”, deklaroi të premten ministri turk i Transporteve, Detarisë dhe Komunikacionit, Lutfi Elvan.

E hapur në Detin Egje në perëndim, Ngushtica e Dardaneleve ndan kontinentin evropian dhe aziatik deri në Detin Marmara, që ai vet është i lidhur me Detin e Zi në verilindje, nëpërmjet Ngushticës së Bosforit, e cila ndan Stambollin në dy brigje.

Dardanelet, skenë e betejave të shumta antike deri në Luftën I Botërore, deri tani janë të kalueshme vetëm me varkë ose traget.

Kjo urë përbën megaprojektin e fundit në një seri të tillë, të ndërmarrë nga qeveria e Partisë AK në pushtet që prej vitit 2002 në Turqi, veçanërisht në qytetin e Stambollit, ku Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka qenë kryetar bashkie për katër vjet, në vitet 1990.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme