Turqia i ofron ndihmë ushtarake Irakut kundër ISIS-it

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ofroi të enjten ndihmën ushtarake të vendit të tij për Irakun për të luftuar kundër militantëve të ISIS-it, duke dëshmuar një afrim mes Ankarasë dhe Bagdadit.

Turqia i ofron ndihmë ushtarake Irakut kundër ISIS-it

“Davutoglu ofroi ndihmën ushtarake të Turqisë për Irakun”, deklaroi shefi i qeverisë irakiane, Haider al-Ibadi, gjatë një konference për shtyp të përbashkët në Bagdad.

Ai theksoi se kjo asistencë ka të bëjë me furnizimin me armë dhe stërvitje të anëtarëve të rojes kombëtare irakiane, që pritet të krijohet.

“Forcat vullnetare irakiane kanë nevojë për stërvitje dhe ne mund të bisedojmë për stërvitjen e këtyre forcave në Turqinë fqinje”, shtoi Kryeministri irakian.

Vizita në Irak e Kryeministrit turk vjen pas një vizite në Turqi të ministrit irakian të Punëve të Jashtme, Ibrahim al-Jaafari, në fillim të nëntorit, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes Bagdadit dhe Ankarasë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme