Koalicioni ndërkombëtar nuk i plotësoi kushtet e Turqisë

"Qëndrimi i Turqisë nuk do të ndryshoj deri në realizimin e kushteve të saj", shprehet Presidenti Erdoan në interes të gazetarëve.

Koalicioni ndërkombëtar nuk i plotësoi kushtet e Turqisë

“Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çështjen e Sirisë dhe Irakut është angazhuar me çështje tepër lokale, ndërsa ajo që duhet bërë akoma nuk është bërë”, tha Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Erdoan kujtoi se javën e kaluar ka mbajtur disa takime me zyrtarë ushtarakë në lidhje me planin "trajno - furnizo", por që ende nuk ka përgjigje për kërkesat e përcaktuara nga Turqia, në mënyrë që ti bashkëngjitet koalicion kundër ISID-it.

Ai gjithashtu tha se Turqia nga pozicioni i saj, ndryshe mund ta vlerësoj Sirinë dhe Irakun, ndërsa vuri në dukje se është e nevojshme të intensifikohen proceset që synojnë largimin e regjimit të Esadit, ndalimin e fluturimeve mbi Siri, duke formuar një zonë sigurie dhe të zbatojnë planin "trajno-furnizo".

Presidenti Erdoan theksoi më tej se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende nuk ka përmbushur asgjë nga kushtet e lart përmendura.

"Deri më tani, ne kemi kaluar nëpër një periudhë, ku kishte tregues dhe mundësisë që diçka mund të realizohet, por deri sa këto nuk ndodhin, qëndrimi i Turqisë do të mbetet i pandryshuar", shpjegoi Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan për gazetarët në Ankara.

Erdoan bëri të ditur se edhe në Irak mbretëron një situatë e ngjashme, ndërkaq vuri në dukje se 40% e këtij shteti është nën pushtim. Ai tha se, në qoftë se nuk përmbushni kushtet rezultatet e mira nuk do të mund të realizojmë as në këtë zonë.

"Edhe atje duhet ndaluar fluturimet, të krijohet një zonë e sigurisë dhe të zbatohet plani "trajno-furnizo". Me të vërtetë deri më tani nuk është arritur ndonjë rezultat pozitiv, " qartësoi Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme