Turqi – Nga miniera nxirren edhe gjashtë trupa të pa jetë

Departamenti i Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se ekipet e shpëtimit mbrëmë vonë arritën të gjejnë edhe gjashtë trupa të pa jetë të minatorëve, të cilët kanë humbur jetën në incidentin që ndodhi më 28 tetor në minierën Ermenek, në lindje të Turqisë.

Turqi – Nga miniera nxirren edhe gjashtë trupa të pa jetë

Shumë ekipe të shpëtimit janë duke punuar 24 orë për largimin e ujit nga miniera për të arritur deri tek trupat e minatorëve të tjerë që rezultojnë të humbur.

Fatkeqësia në këtë minierë ka ndodhur më 28 tetor kur një sasi e madhe e ujit nëntokësor shpërtheu dhe përmbyti galeritë e saj.

Në kohën e incidentit nga miniera ishin evakuuar 40 minatorë, ndërsa ekipet e shpëtimit më vonë nxorën edhe 16 minatorë të tjerë. Byroja e Minierës më pas konfirmoi se në minierën e përmbytur kishin mbetur të izoluar 18 minatorë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit më 6 nëntor edhe dje nxorën nga dy trupa të pa jetë. Për tetë prej tyre ende nuk dihet asgjë.

Ndërkohë, autoritetet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve në të cilat ka ndodhur fatkeqësia.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme