Davutoglu: Vendosmëria jonë për Procesin e Zgjidhjes, e prerë

Vendosmëria jonë në lidhje me Procesin e Zgjidhjes është e prerë”, ka deklaruar në Filipine shefi i qeverisë turke, Ahmet Davutoglu.

Davutoglu: Vendosmëria jonë për Procesin e Zgjidhjes, e prerë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Procesin e Zgjidhjes për t’i dhënë fund terrorit në vend, gjatë një konference shtypi në Filipine.

“Këto bisedime mund të vijojnë derisa askush të mos përpiqet të prishë rendin publik të Turqisë duke marrë shtysë nga Procesi i Zgjidhjes; derisa kurrkush të mos tentojë për të shkaktuar dështimin e Procesit të Zgjidhjes duke abuzuar me qytetarët tanë kurdë në Anadollin Lindor dhe Juglindor, ose duke i shtypur ata. Vendosmëria jonë në lidhje me Procesin e Zgjidhjes është e prerë”, ka deklaruar shefi i qeverisë turke.

Kushdo qoftë dhe çfarëdo që të bëjë, vijoi Davutoglu, Ankaraja zyrtare do ta vazhdojë me çdo kusht stabilitetin e qëndrueshëm të Turqisë në kontekstin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe do ta mbrojë gjithmonë pa u lëkundur Procesin e Zgjidhjes.

“Ne do të hedhim çdo lloj hapi pa nguruar aspak për t’ia arritur këtij qëllimi”, përfundoi Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme