Mision i rëndësishëm për ambasadorin turk në Afganistan

Ambasadori turk në Afganistan ka marrë përsipër një mision të rëndësishëm.

Mision i rëndësishëm për ambasadorin turk në Afganistan

Ismail Aramaz, ambasador i Turqisë në Kabul, është emëruar në postin e përfaqësuesit civil më të lartë të NATO-s në Afganistan.

Mes viteve 2003-2007, ambasadori Aramaz ka ushtruar detyrën e zv/ambasadorit të përhershëm të Turqisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Më pas, deri në vitin 2010 ai ka shërbyer si ambasador i Republikës së Turqisë në Sofje.

Detyrën e përfaqësuesit të posaçëm të NATO-s në Afganistan e ka kryer më parë, në vitet 2003-2006, edhe ish-ministri turk i Punëve të Jashtme, Hikmet Çetin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme