Akdogan: Turqia e aftë ta bëjë vetë paqen me kurdët

"Turqia nuk ka nevojë për përfshirjen e ndonjë shteti të ndërmjetësojë në vendosjen e paqes me rebelët kurdë" tha sot numri dy i qeverisë turke Yalcin Akdogan në një intervistë për agjencinë e lajmeve AA.

Akdogan: Turqia e aftë ta bëjë vetë paqen me kurdët

Turqia nuk ka nevojë për përfshirjen e ndonjë shteti të ndërmjetësojë në vendosjen e paqes me rebelët kurdë, tha të hënën Zëvendëskryeministri turk Jallçën Akdoan (Yalçın Akdoğan) për agjencinë e lajmeve AA.

Akdogan i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency në selinë e saj qendrore në Ankara.

Ai tha se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të bërë paqe me rebelët kurdë përmes procesit të zgjidhjes.

Procesi i zgjidhjes ka nisur në fillim të vitit të kaluar nga qeveria turke, dhe ka për qëllim të sigurojë përfundimin e konfliktit disa dekadash me PKK, e cila ka marrë jetën e më shumë se 40.000 personave.

Ai tha se qeveria nuk ka nevojë për ndonjë vend të tretë, sistem apo mekanizëm që të përfshihet në këtë proces.

Akdoan pritet të takohet të hënën në ndërtesën e Kryeministrisë me një delegacion nga partia prokurde e Popujve Demokratikë Popullore (HDP),.

"Takimi me HDP është thelbësor," tha ai.

Zëvendëskryeministri tha se dialogu është baza e procesit të zgjidhjes.

Ai tha se dialogu me partinë prokurde ka për qëllim të ndalojë të gjitha protestat, duke përfshirë edhe bllokimin e rrugëve dhe djegien e automjeteve.

"Ne duhet ta vazhdojmë këtë proces duke mbrojtur qytetarët tanë në rajon, pa kurrfarë kompromisi për sigurinë publike dhe sigurinë në përgjithësi," tha ai.

Qeveria fajësoi partinë prokurde HDP për nxitjen e dhunës në protestat vdekjeprurëse të muajit të kaluar, e cila çoi deri në ndërprerje të procesit të zgjidhjes.

Demonstratat erdhën pasi partia prokurde bëri thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale, duke ftuar simpatizantët e saj që të dalin në rrugë si shenjë solidariteti me qytetin e rrethuar të Sirisë, Kobani i populluar kryesisht me kurdë.

Si pasojë e thirrjeve, dhuna zgjati një javë, dhe la të paktën 38 civilë dhe dy policë të vdekur, së bashku me dëmet materiale tek automjetet, ndërtesat shtetërore, zyrat e partive politike dhe dyqanet në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme