Erdoan: Detyra jonë është të ftojmë njerëzit në rrugën e Krijues

“Ajo që na takon neve deri në frymën e fundit është të flasim dhe shpjegojmë Krijuesin si dhe ti ftojmë njerëzit në rrugën e Krijuesit”, tha Presidenti Erdoan në fjalën që mbajti sot në Samitin e Udhëheqsve Fetarë Myslimanë të Vendeve të Amerikës Latine.

Erdoan: Detyra jonë është të ftojmë njerëzit në rrugën e Krijues

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në fjalën që mbajti sot në Samitin e Udhëheqsve Fetarë Myslimanë të Vendeve të Amerikës Latine tha se ata që e ngrejnë botën në këmbë për Kobanin nuk shqetësohen aspak kur bëhet fjalë për Halepin.

“Planet po bëhen tinzërisht dhe mbi këto planet duhet qëndruar”, theksoi Erdoan.

“Ajo që na takon neve deri në frymën e fundit është të flasim dhe shpjegojmë Krijuesin si dhe ti ftojmë njerëzit në rrugën e Krijuesit”, cilësoi ai.

“Me institucionet tona kombëtare dhe me ato ndërkombëtare ku jemi pjesëmarrës punojmë për të hedhur në çdo vend themelet e paqes, miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit. Me institucionet tona siç janë TIKA, Gjysmëhëna e Kuqe, AFAD, Institutet Junus Emre, TRT, Agjencia Anadolli e lajmeve, Departamenti i Bashkëatdhetarëve dhe Komuniteteve Farefisnore po bëjmë përpjekje për të qenë pranë të shtypurve, të pafajshmeve, të skamureve, miqve dhe vëllezërva tanë”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdpoan.

“Shikoni gjendjen e kompleksit Al-Aksa... Çfarë do të bënte bota në qoftë se një diçka e tillë do të kishte ndodhur në vendet tona kundër faltoreve të tyre? A e ka ngritur njeri zërin për ato që kanë ndodhur në Ak-Aksa? Çfarë do të bënte bota nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur kundër kishave? Por siç e shikoni, ne nuk lejojmë kurrën e kurrës që të ndodhë ndonjë veprim i tillë në vendete tona. Cila është arsyeja? Sepse në fenë tonë nuk bëhet fjalë për një sulm të tillë, për një shkatërrim e rrënim të tillë. Xhamia Al-Aksa nuk u takon vetëm palestinezëve. Ajo është një nga dy kiblet e myslimanëve në mbarë botën. Si rrjedhim kemi të bëjmë me një detyrë, përgjegjësi që na takon të gjithëve. Por shikoni edhe një botën, a po e gre zërin ajo përballë gjithë këtyre veprimeve?, vijoi Erdoan.

Cili është ai që mund të thotë se ata që e përdorin fenë e paqes, Islamin, për të emërtuar organizatat e tyre të pista terroriste, rrjetet e tyre kriminale, se po i shërbejnë islamit, se janë në rrugën e Kur’anit dhe Sunetit? Kush mund të pretendojë që ata që kanë tradhëtuar atdheun e tyre dhe myslimanët për llogari të vendeve dhe vatrave të tjera janë duke e respektuar Islamin, se janë vullnetarë për ti shërbyer Islamit?, tha Erdoan.

Për të marrë pjesë në këtë samit në Stamboll kanë ardhur 71 përfaqësues nga 41 vende, u shpreh Erdoan, ndërsa shtoi se “ata e njohën më mirë njëri-tjetrin, e dëgjuan njëri-tjetrin, identifikuan problemet tona në përgjithësi të botës islame dhe në Amerikën Latine në veçanti. Për 5 ditë me radhë bashkëbiseduan me njëri-tjetrin. Pasi siç dihet, nga bashkëbisedimi doli Muhamedi, por çfarë del nga një bashkëbisedim pa Muhamedin brenda”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme