Davutollu kritikon strukturën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kryeministri turk Ahmet Davutollu në samitin e G20, ka kritikuar strukturën e KS të OKB-së, duke thënë se ajo përjashton kombet e tjera.

Davutollu kritikon strukturën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

"Ajo që na nevojitet sot në sistemin ndërkombëtar dhe rendin ndërkombëtar, është përfshirja në çdo aspekt, sepse pa përfshirje nuk ka legjitimitet. Problem i OKB-së sot është se Asambleja e Përgjithshme është gjithëpërfshirëse, por kjo nuk vlen për Këshillin e Sigurimit, në kuptimin e dhënies së statusit të veçantë për vendet e caktuara, tha Ahmet Davutollu, Kryeministër i Turqisë, duke ju drejtuar pjesëmarrësve në samitin e G20-ës, i cili mbahet në Australi.

Gjithashtu, ai theksoi se agjenda e Samitit duhet të gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm për problemet e vendeve pjesëmarrëse. Davutoglu foli edhe për presidencën e G20-ës, të cilën Turqia do të marrë gjatë vitit të ardhshëm dhe tha se vendi i tij gjatë mandatit do të jetë "zëri i të gjithë njerëzve."
Pas takimit të udhëheqësve të samitit, i cili do të mbahen më 15 dhe 16 nëntor, Turqia zyrtarisht do ta marrë kryesimin më 1 dhjetor. "Gjatë presidencës sonë, ne duam që të jemi zëri i të gjithë njerëzve, dhe të përpilojmë agjendë sipas së cilës ne duam të krijojë një mirëkuptim në mes vendeve të varfra dhe vendeve të G20-ës" tha kryeministri i Turqisë.

Ai shtoi se ai do të punoj me të gjithë për të ndihmuar vendet e varfra dhe më pak të zhvilluara të integrohen në sistemin ndërkombëtar të ekonomisë. "Parimi bazë i presidencës së Turqisë do të jetë përfshirja e të gjitha qenieve njerëzore," tha Davutollu. Samiti do të shënojë një pikë kthese pozitive jo vetëm në miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Australisë, por edhe ekonomisë globale, përfundoi kryeministri turk në fjalimin e tij. G20 përbëhet nga Bashkimi Evropian dhe 19 vendet e forcave kryesore të ekonomisë botërore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme