Turqi - Vazhdon modernizimi i doganave

Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Nurettin Xhanikli, u shpreh se deri në verën e vitit të ardhshëm mund tu japin fund radhëve të gjata nëpër dogana.

Turqi - Vazhdon modernizimi i doganave

Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Nurettin Canikli mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të Asamblesë së Zgjeruar të Eksportuesve të Turqisë organizuar në Stamboll.

Kryetari i kësaj Asambleje, Mehmet Byjukekshi, foli për shqetësimet që përjetohen sot nëpër dogana dhe pritshmëritë nga qeveria.

Ministri Xanikli u shpreh se do të punojnë për të eliminuar shqetësimet që hasi bizneset nëpër dogana.

"Sot në shumë dogana procedurat zhvillohen duke qëndruar në 3-4 sportele, së shpejti këtë do ta reduktojmë në një. Pra automjeti do të ndalojë në një sportel dhe aty do të kryejë të gjitha procedurat si kontrollin e pasaportës, peshimin, kontrollin e mallrave, regjistrimin etj. Në dogana nuk do të ketë më asnjë radhë të gjatë si pasojë e palës turke”, sqaroi ministri Xhanikli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme