Szijjarto: Turqia, partnere strategjike e BE-së dhe Hungarisë

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, po realizon kontakte zyrtare në Ankara. Ai u prit në takim nga ministri turk për Bashkimin Evropian, Volkan Bozkir.

Szijjarto: Turqia, partnere strategjike e BE-së dhe Hungarisë

Negociatori kryesor i Ankarasë me Brukselin deklaroi se Hungaria është një vend shumë i rëndësishëm për Turqinë. “Vëllimi tregtar vjetor ndërmjet dy vendeve është rreth 1,5 miliardë dollarë”, theksoi Volkan Bozkir.

Shefi hungarez i diplomacisë, Peter Szijjarto, nga ana e tij shprehu kënaqësi për këtë vizitë në Turqi, që po zhvillohet në një periudhë me ndryshime madhore dhe të shpejta në shkallë botërore.

Po ashtu, ministri mysafir bëri një vlerësim të marrëdhënieve Turqi-BE.

“Gabimi më i madh, që mund të bëjë Bashkimi Evropian, është të mbyllet në vetvete. Për t’u bërë më i fuqishëm, Unioni duhet t’i mbajë portat hapur dhe të jetë i gatshëm për bashkëpunim”, tha ai.

Pasi sqaroi se Budapesti zyrtar e vlerëson Turqinë si partnere strategjike qoftë të Bashkimit Evropian në përgjithësi, qoftë edhe të Hungarisë në veçanti; Szijjarto theksoi se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm anëtarësimin e Turqisë me të drejta të plota në BE.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme