Erdogan: Mirëmenaxhimi i diturisë, parasë e njeriut sjell sukses

Pjesëmarrës në ceremoninë e përvjetorit të themelimit të një kompanie të njohur të telefonisë celulare, Presidenti Erdogan deklaroi se sekreti i suksesit është mirëmenaxhimi i diturisë, parasë dhe njeriut.

Erdogan: Mirëmenaxhimi i diturisë, parasë e njeriut sjell sukses

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e progresit në teknologjitë e informatikës.

“Jemi të detyruar të shënojmë sukses në sektorin e informatikës”, deklaroi Presidenti Erdogan gjatë ceremonisë së përvjetorit të themelimit të një kompanie të njohur të telefonisë celulare.

Lideri turk theksoi se një nga objektivat më të rëndësishme të Turqisë për vitin 2023 është realizimi i dëshirës për t’u shndërruar nga një vend konsumator në një vend prodhues të teknologjive të informatikës.

Pasi vuri në pah se Turqia e ka provuar tashmë pjekurinë e saj në sektorin e prodhimit fizik dhe në atë të shërbimeve, Presidenti Erdogan vijoi me këto fjalë: “Këtej e tutje duhet të fokusohemi në prodhimin e njohurive dhe teknologjive, të cilat janë fushat me vlerën e shtuar më të lartë.”

Ai nënvizoi se industria e mbrojtjes dhe sektori i informatikës janë dy nga fushat, që vlerësohen si më kritiket.

Ndërsa ministri turk i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Lutfi Elvan, bëri të ditur se Turqia është vendi, që flet dhe shkëmben mesazhe më shumë në Evropë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme