Davutoglu: Ndjeshmëria për Kobanin të shfaqet edhe për Halepin

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, deklaroi se ndjeshmëria, që po shfaqet për Kobanin, duhet të demonstrohet edhe për Halepin.

Davutoglu: Ndjeshmëria për Kobanin të shfaqet edhe për Halepin

“Në Siri, avionët e regjimit të Beshar Esadit po bombardojnë prej tashmë një jave Halepin, ku po përjetohet një masakër e madhe”, tha Davutoglu.

Ai shtoi se Esadi, i cili po bombardon Halepin dhe po vret civilët, është të paktën po aq tiran sa dhe organizata terroriste ISID, që godet Kobanin me predha artilerie të rëndë.

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë AK në pushtet, shefi i ekzekutivit turk sqaroi se Ankaraja zyrtare, ashtu siç kundërshton fuqishëm barbarinë e regjimit të Esadit, ashtu dhe del kundër tiranisë së ISID-it në Kobani, duke ofruar çdo lloj mbështetjeje në këtë drejtim.

Duke nënvizuar se Turqia ka forcë të përballojë nevojat ekonomike të popujve të rajonit, që përballen me vështirësi serioze në humnerat e destabilitetit politik, kreu i qeverisë turke tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e barazisë qytetare dhe vetëdijes së përkatësisë për ekzistencën e një shteti, pasi sipas tij, shtetet shthuren dhe përçahen paralelisht me dobësimin e barazisë qytetare dhe vetëdijes së përkatësisë, siç duket qartë në Irak dhe Siri.

Sakaq, Kryeministri Ahmet Davutoglu i bëri thirrje Izraelit, për sulmet dhe veprimet e tij të pështira në Xhaminë Al-Aksa.

“As që të mos ju shkojë ndër mend për t’i vazhduar sulmet ndaj Jerusalemit dhe Xhamisë Al-Aksa, duke përfituar nga fakti që një tiran në Siri shtyp popullin e tij, apo nga që bota islame është kapluar nga luftërat civile dhe trazirat e brendshme. Edhe nëse të gjithë heshtin, Turqia do ta ngrejë zërin e saj përherë”, tha Davutoglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme