Java e përkujtimore e Ataturkut

Populli turk besnikërinë që ndaj Ataturkut, liderit të pavdekshëm, krijuesit të Turqisë së ndritur, ashtu si çdo vit edhe sivjet e manifeston me ndjenjat e tij më të sinqerta.

Java e përkujtimore e Ataturkut

Kombi turk nuk e ka harruar dhe nuk do ta harrojë asnjëherë Ataturkun. Kombi turk, parimeve dhe reformave të Tij do t’u dalë për zot në çfarëdolloj kushtesh e rrethanash, dhe si udhërrëfyes për të realizuar objektivat e Tij do të ketë “Fjalimin e Madh” të Ataturkut, të cilin Ai ua la si testament brezave të ardhshëm. Në këtë udhërrëfyes brezit të ri, të cilit Ataturku i la amanet Republikën e Turqisë, i drejtohet me këto fjalë:

“Ej Rinia Turke,
Detyra jote e parë është të ruash dhe mbrosh deri në përjetësi Pavarësinë Turke, Republikën Turke. Ky është themeli i vetëm për ekzistencën dhe të ardhmen tënde. Ky themel është i yti, është thesari yt më i çmuar”.

Ataturkun e madh e përkujtojmë edhe një herë me dashuri, respekt dhe mall në 76-vjetorin e ndarjes prej nesh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme