Java e përkujtimore e Ataturkut

Populli turk besnikërinë që ndaj Ataturkut, liderit të pavdekshëm, krijuesit të Turqisë së ndritur, ashtu si çdo vit edhe sivjet e manifeston me ndjenjat e tij më të sinqerta.

Java e përkujtimore e Ataturkut

Në një kohë kur në periudhën e tij e gjitha Evropa drejtohej me sisteme diktatoriale, objektivi i Tij ka qenë demokracia. Kjo është arsyeja që përkundër bashkëkohësit e tij janë fshirë nga faqet e historisë, Ai vet vazhdon të jetojë ende me “veprën e tij të përjetshme që la prapa”.

Ataturku luftoi kundër fuqive imperialiste dhe me nismat për ta bërë vendin e tij një vend bashkëkohor dhe modern u tregoi rrugën edhe kombeve të tjera. Ai zuri vend në histori me idealin e tij, me strukturën e mendimit që kishte, me jetën, sukseset që tregoi në çdo fushë, me personalitetin superior dhe me karakterin paqësor që kishte. Kjo është arsyeja që çdo turk, i madh dhe i vogël ka të drejtë të krenohet me të.

Lideri i Madh Ataturk, kombin turk, të cilin fuqitë imperialiste donin ta zhduknin, e mblodhi përreth qëllimit për të mbijetuar dhe ekzistuar dhe krijoi në tokat e djegura, të shkatërruara të atdheut një shtet të ri dhe të pavarur që kishte përvetësuar vlerat e botës moderne duke e orientuar kombin drejt horizonteve të ndritura.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme