Jaafari: Iraku i vendosur për një faqe të re me Turqinë

Udhëheqja e re e Irakut është e vendosur për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet me Turqinë.

Jaafari: Iraku i vendosur për një faqe të re me Turqinë

Me krijimin e qeverisë së re të Irakut ndërmjet dy vendeve ka filluar një periudhë pothuajse krejt e re.

“Ne duhet të vazhdojmë miqësinë dhe bashkëpunimin strategjik. Do të lëmë pas marrëdhëniet e vjetra duke nisur që sot”, nënvizoi ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim Jaafari.

Në ditën e dytë të vizitës në Turqi, shefi irakian i diplomacisë realizoi takime të nivelit të lartë.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim Jaafari, deklaroi se marrëdhëniet me Turqinë do të arrijnë në nivelin më të mirë.

Gjatë takimit të tij me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Cemil Çiçek, çështja kryesore ishte terrori.

Ibrahim Jaafari më pas u prit në takim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Shefi irakian i diplomacisë mori pjesë edhe në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve Strategjike.

Ai u shpreh se nuk i vlerëson të drejta pretendimet për mbështetje të ISID-it nga Turqia.

“Neglizhenca ndaj 400 mijë turkmenëve nuk është e qëllimshme, por u krijua një vakum sigurie gjatë sulmeve të ISID-it, që solli edhe humbjen e kontrollit nga qeveria”, theksoi ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim Jaafari.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme