Abbas infromon Presidentin Erdoan për zhvillimet në Al-Aksa

Presidenti Erdoan gjithashtu bisedoi edhe me Halid Meshal shefin e Byrosë Politike të Hamasit.

Abbas infromon Presidentin Erdoan për zhvillimet në Al-Aksa

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe shefin e Byrosë Politike të Hamasit, Halid Meshal.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, Erdoan dje në mbrëmje gjatë bisedës telefonike me Abbas dhe Meshal ka marrë informacione në lidhje me shkeljet që janë bërë në Jerusalem dhe xhaminë Al-Aksa.

Mësohet se Presidenti palestinez Abbas ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me shkeljet e javëve të fundit që kanë si objektiv xhaminë Al-Aksa nga kolonët hebrenj në Jerusalem dhe në lidhje me këtë çështje ka kërkuar ndihmën e Turqisë.

Gjithashtu edhe Meshal ka dhënë informacion të detajuar në lidhje me tensionet në Jerusalem.

Presidenti Erdoan duke theksuar se për ruajtjen e paqes në rajon ndërprerja e shkeljeve ka një rol të rëndësishëm tha se Turqia për këtë çështje do të marrë iniciativën për diskutime në prani të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme